Kanosën administratorin e Buzit për mospjesëmarrje në zgjedhje, nën hetim dy persona

Dy shtetas janë shoqëruar nga policia dhe janë vendosur nën hetim, pasi kallëzimit të bërë nga administratori i njësisë administrative Buz, në Memaliaj. Ky i fundit ka deklaruar se është kanosur me fjalë nga dy persona, të cilët i kërkuan që të mos merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Të shoqëruar, janë shtetasit me inicialet K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. I., se ishte kanosur nga 2 shtetas, për mospjesëmarrje në zgjedhje, menjëherë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasit e dyshuar, si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Buz, Memaliaj, kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrjen në zgjedhje, shtetasin F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *