Kunata e Taulant Malajt, i cili masakroi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Xhesikën dhe fqinjin italian, Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja, ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja makabër.
Raba Malaj tregoi se pas krimit të dyfishtë, 45-vjeçari kishte marrë në telefon të vëllanë dhe i kishte thënë “kam vrarë 3 persona”, referuar faktin që kishte qëlluar me thikë edhe gruan e tij, e cila i shpëtoi plagëve të marra.
Më pas, sipas saj, Taulanti kishte shkuar përpara pallatit ku jetonte i vëllai dhe i ka kërkuar të marrin në banesën djalin e tij 5-vjeçar.
Ajo u shpreh se kur mbërritën në banesën ku ndodhi krimi gjetën vogëlushin duke parë të motrën e vdekur.
“Natën që kreu krimin na telefonoi. Ai mori vëllanë dhe i tha që kishte vrarë 3 persona. Ai pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë dhe tha “ejani merreni djalin”
Ne shkuam e gjetën djalin duke parë të motrën.
Djali nuk i flet nënës së tij, vetëm e shikon. Kur i themi nëse do të flasë me nënën, thotë “no”.
Problemet e tyre i dinë vetëm ata të dy, i mbanin për vete nuk na i tregonin.
Taulant iku nga familja 2-3 ditë, dhe u rikthye. Këtë ma tha Tefta në telefon.
Na bëri hatanë, nëse dyshonte ta ndante. Ka bërë sakrificë të madhe për familje, pse e bëri këtë. Pse të rrijë burgjeve, këtë nuk ia falim. Të tjerat i dinë vetëm ata”, tha Raba Malaj.