Rindërtimi i Thumanës/ Rama ndan pamjet nga Kulla e Kujtesës

Falë Programit të Rindërtimit, Thumana në bashkinë e Krujës është transformuar tërësisht në një qytezë të rindërtuar me standardet më të mira, me banesa kolektive dhe pallate të reja dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kulla e vjetër e ujit, e cila është kthyer në një kullë të kujtesës, në nderim të viktimave të 26 nëntorit.

“Mirëmëngjes dhe me cisternën e vjetër të kthyer në Kullën e Kujtesës në Thumanën e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u transformua në kuadër të Programit të Rindërtimit, i cili përfshin si shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive./ATSH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *