Osmani: Vuçiçit nuk i intereson minoriteti serb, synon të cënojë integritetin territorial të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një mbledhje me Këshillin Atlantik në Uashington të SHBA-ve është shprehur se procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet të përdoret për normalizimin e sundimit autokrat të Aleksandër Vuçiçit.

Në mbledhjen me institutin amerikan që merret me çëshjtet ndërkombëtare, Osmani ka thënë se pavarësisht se janë nënshkruar mbi 40 marrëveshje në Bruksel deri më tani, Serbia ka bërë shumë shkelje duke mos i respektuar aspak.

“Le të jemi të sinqertë. Po flasim për një autokrat. Po përballemi me një shtet që nuk ka kërkuar kurrë falje për gjenocidin e kryer ndaj njerëzve të mi, por Kosova, në të njëjtën kohë, e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, për të qenë konstruktive dhe e angazhuar. Janë nënshkruar mbi 40 marrëveshje në Bruksel, dhe lista e shkeljeve nga ana e Serbisë është shumë, shumë e gjatë”, ka thënë Osmani, në një bisedë me Këshillin Atlantik në Uashington.

Sa i takon rëndësisë së formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Osmani e konsideroi si rrugë tepër të rrezikshme mbi të ardhmen e dialogut. Ajo shtoi se Kosova dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të bie në kurthin e Vuçiçit që sipas saj nënkupton zvarritje të procesit dhe shmangjen e njohjes së ndërsjelltë. Më tutje, Osmani tha se Serbisë nu ki intereson minoriteti serb, të cilin po e përdor si instrument për të sfiduar integritetin territorial të Kosovës.

“Teksa ka tentime për ta bërë atë temë më të rëndësishme sesa tjerat, unë mendoj që kjo është një rrugë shumë e rrezikshme për të ardhmen e dialogut. Ne nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit, që nënkupton vetëm vonesa dhe zvarritje të procesit. Serbisë nuk i intereson minoriteti serb, por i intereson vetëm që ta ketë një instrument, përmes së cilit do të mund ta sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Ajo e ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacion të prezantuar më 2 maj, nga një ekip menaxhues, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.

“Pika fillestare duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës. Jo propozimi i Serbisë që synon të krijojë një tjetër republikë të [udhëheqësit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad] Dodikut, apo edhe më keq, në rajon… ndërsa draft-vizioni i Qeverisë i ka prezantuar parametrat, mbi të cilët do të mund të formohet statuti, dhe i cili është në përputhje me kushtetutën dhe vendimet e kushtetutës.

Më 2 maj, u zhvillua takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit. Në këtë takim u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *