Pas shumë muajsh hetime prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim në gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.
Pas shumë muajsh hetime, prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim në gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës. Dosja nga grupi hetimor i prokurorisë është dërguar ne gjykatën e Shkodrës, por për shkak te mos arrestimit te Licit, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.
Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.
Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.
Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.