Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, është shprehur se misioni i opozitës është krijimi i kushteve që të rinjtë të mos shohin largimin nga vendi si të vetmen mundësi.
Komentet Boçi i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ndau edhe një video me pjesë nga fjala e tij.
Ai ftoi qytetarët që të bashkohen dhe në 14 maj të votojnë ndryshimin.
Reagimi i Boçit:
Misioni kryesor pas 14 majit mbetet, krijimi i kushteve që rë rinjtë, studentët, çiftet e reja të mos shohin si të vetmen mundësi për të pasur një ardhme të mirë, largimin nga Elbasani! Kjo nuk bëhet me fjalë! Kjo kërkon projekte dhe mbështetje reale! Rinia e do dhe do ta votojë ndryshimin!
Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin