Jose Mourinho ka qeshur me raportet se Paris Saint-Germain e ka kontaktuar atë për të zëvendësuar Christophe Galtier si trajnerin e tyre kryesor.
Pozicioni i Galtier në PSG u vu në dyshim pas daljes zhgënjyese të skuadrës së tij në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve në duart e Bayern Munichut, gjë që zgjati pritjen zhgënjyese të klubit për një kurorë të parë evropiane.
PSG është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin e tyre në Ligue 1, por kjo nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar vendin e Galtier.
Është raportuar se kampionët francezë kanë kontaktuar tashmë me Mourinhon për marrjen e drejtimit këtë verë, pasi ata kërkojnë të sjellin një menaxher më me eksperiencë për të menaxhuar një skuadër plot me emra yjesh në Parc des Princes.
Megjithatë, Portugezi pretendon se nuk ka dëgjuar asgjë. “Ata më telefonuan por nukmë gjenin, nuk kam folur kurrë me ta”, tha Mourinho për Sky Italia.