Tripadvisor ka zbuluar 20 destinacionet më të kërkuara për pushimet verore nga britanikët këtë vit dhe Ksamili është një prej tyre.
Daily Mail shkruan se i pari që kryeson klasifikimet brenda vendit është Bembridge në Isle of Wight, ndërsa Sardenja zë vendin e parë për nga vendet jashtë Mbretërisë së Bashkuar.
Në vendin e dytë në listën e vendeve të huaja është qyteti malor Hakone-machi i Japonisë dhe i treti është Ksamili, në ‘rivierën’ shqiptare.
Tripadvisor shpjegon se Ksamili njihet për bregdetin e me rërë të bardhë dhe ujë të kristaltë.
Pjesa tjetër e listës së huaj përbëhet nga Shinjuku, Japoni (i katërti); Chuo, Japoni (e pesta); Cala Santandria, Menorca, Spanjë (e gjashta); Da Nang, Vietnam (i shtati); Hoi An, Vietnam (i teti); Hong Kongu (i nënti); dhe Puerto Banus, Spanjë (10).
Lidhur me vendin ku do të shkojnë, mbi një e treta (37 për qind) do të bëjnë udhëtime ndërkombëtare dhe vendase, ndërsa një numër rreth 32 për qind do të udhëtojnë vetëm jashtë vendit.
Tripadvisor zbulon më tej se vetëm 18 për qind do të përdorin faqet e mediave sociale si Tiktok dhe Instagram për rekomandime udhëtimi, 45 për qind do të zgjedhin faqet zyrtare dhe 46 për qind nisen nga këshillat nga familja dhe miqtë.