I biri vrau bashkëshorten dhe inskenoi krimin, prek me deklaratën e tij babai i pilotit 33-vjeçar

Greqi/ Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë dhe jo vetëm, ku bashkëshorti pilot vrau bashkëshorten dhe inskenoi të gjithë skenën e krimit, duket se ende vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave.

Deklarata e cila ka prekur të gjithë është ajo e babait të autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nga ajo ngjarje e rëndë ai ka humbur dy fëmijë, djalin e tij dhe nusen e djalit.

Babai i pilotit grek Babis Anagnostopoulos ka thënë se tani vëmendja e tij është tek vajza e vogël e cila mbeti pa nënë dhe babanë e ka në burg.

 ‘Unë kam humbur dy fëmijë në këtë moment. E gjithë ajo që na intereson është fati i foshnjës dhe ne duam të jemi sa më të përqendruar te ajo,-është shprehur babai i 33-vjeçarit Charalambos Anagnostopulos.

Kujtojmë se edhe mamaja e viktimës 20-vjeçare ka thënë se nuk ka humbur vetëm vajzën por edhe dhëndrin të cilin e konsideronte si djalin e saj.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *