Del në ankand gjerdani me 178 diamante i Princeshës Dianës

Në qershor 1997, Princeshë Diana mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”. Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.

Diana dukej magjepsëse me një fusran nga “Jacques Azagury” dhe takat e “Jimmy Choo”, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga “Garrard”.

Argjendarja e mbretërisë krijoi gjerdanin (dhe vathët e ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë) bazuar në dizajnet e vetë Princeshës Diana. Pasi ajo vuri gjerdanin, iu kthye “Garrard”-it, në mënyrë që të mund të përfundonin edhe vathët por, për fat të keq ata nuk u përfunduan para vdekjes së saj tragjike.

I njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla nga Deti i Jugut dhe vathët dy perla dhe gjashtë diamante.

Sipas shtëpisë së ankandit, “është besimi i përgjithshëm se këto mund të jenë të vetmet bizhuteri të përdorura nga Diana që do të shiten ndonjëherë”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *