Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. I ndaluari është shtetasi Elton Qarku, 28 vjeç i cili po transportonte rreth 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis (e ndarë në 12 paketime, gati për shitje).
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 48.5 kilogramë.
Njoftimi i policisë:
“Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike kanabis.
Transportonte rreth 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis (e ndarë në 12 paketime, gati për shitje), arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Sekuestrohen 12 pakot me lëndë narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gurra”, në kuadër të të cilit u kap në lagjen “Gurra”, në qytetin e Lezhës, dhe u arrestua shtetasi:
E.Q., 28 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”