Meta nga Puka: Fitore 5 me 0 në qarkun e Shkodrës

Në një takim elektoral në Pukë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të fitojë 5 me 0 në qarkun e Shkodrës.

“Është kënaqësia ime që në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore të jem këtu në Pukë dhe njëkohësisht t’i jap gjithë Shqipërisë mesazhin e fitores 5 me 0 në qarkun e Shkodrës. Ju jeni të paduruar për fitore sepse po të vazhdojë, që është e pamundur, përfaqësuesi i Edi Ramës këtu në Pukë edhe një mandat tjetër, pas 4 vitesh do ngelet vetëm ai aty te Turizmi dhe ca bangladeshas si kamarierë”. – tha Meta.

Meta akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përmes politikave të tij, ka shpopulluar Pukën: “Në 10 vjet që ai drejton, bashkë me Edi Ramën popullsia në Pukë është përgjysmuar. Është përgjysmuar sepse është zero mbështetja për bujqësinë, është zero mbështetja për blegtorinë, është zero mbështetja për turizmin, për bujtinat. Vetëm një bujtinë ekziston sot në Pukë, edhe ajo e bërë me aq shumë mundim e sakrifica sa është penduar rrezik edhe i zoti i saj sot”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *