Karteli i El Chapo-s torturoi anëtarët e bandave rivale para se t’i varnin trupat e tyre në një urë, raportojnë mediat e huaja. Viktimat u gjetën në qytetin Fresnillo në shtetin e Zacatecas më 19 qershor. Vrasësit e tyre i kishin lënë viktimat gjysmë të zhveshur dhe kokat e tyre i kishin mbuluar me qese .
Besohet se ata u torturuan dhe pastaj u lidhën në urë. Të dy bandat kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme për vite me radhë dhe vazhdimisht përplasen për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës në SHBA. Vrasjet e fundit raportohet se ishin pjesë e operacionit ‘MZ’ të kartelit Sinaloa.
Besohet se drejtimin e kartelit e ka marrë ‘El Mayo’ Zambada, pas burgosjes së udhëheqësit El Chapo. Në një videomesazh, disa burra të armatosur kërcënuan zyrtarë të qeverisë. Dhjetorin e kaluar, shtatë trupa u gjetën në Zacatecas pas një masakre tjetër të kartelit Sinaloa.
‘Koka’ e kartelit Sinaloa, El Chapo është duke vuajtur dënimin e përjetshëm në SHBA. Prapa hekurave ndodhet dhe bashkëshortja e tij, e cila pritet që shumë shpejt të bashkëpunojë me autoritetet amerikanë për të nxjerrë fakte të reja mbi kartelin Sinaloa.
/Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al