Meta nga Kurbini: Më 14 maj merr fund monizmi dhe arroganca absolute

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka vijuar turin në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kurbin, ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga 14 maji.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij u shpreh se në vetëm 3 ditë, kjo bashki do u kthehet qytetarëve, ndërsa shtoi se në 14 maj do të marrë fund arroganca dhe monizmi absolut.

Meta shtoi se e vetmja garë që kandidati për Kurbinin Behar Haxhia ka, është ajo me kandidatët e tjerë të opozitës, se cili prej tyre do të marrë rezultatin më të lartë kundër Rilindjes.

“Edhe tre ditë dhe Bashkia e Kurbinit do u takojë qytetarëve. Do t’i japë fund 4 vjeçarit të bashkisë bunker të Kurbinit, e do ta hapë për qytetarët pa dallim.

Kryetari i ardhshëm i bashkisë, kandidati ynë, do sjellë transparencën në vend të korrupsionit.

Qytetarët nuk do intimidohen më as nga fatkeqësi si ajo e tërmetit, ku fondet u përdorën për të blerë kolltuqe zyrash.

Kryetari i ardhshëm do të marrë çdo vendim në interesin tuaj dhe të komunitetit.

Në 14 maj merr fund monizmi absolut dhe arroganca absolute.

E vetmja garë që ka Behar Haxhiu është ajo me kandidatët tanë në bashki të tjera, se kush do të dërrmojë më shumë bandën e Rilindjes”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *