SHBA, shqetësime për një rritje të numrit të imigrantëve në kufi

Sot skandon urdhri ekzekutiv i miratuar gjatë pandemisë së koronavirusit, i cili u dha mundësi, për rreth 3 vjet autoriteteve amerikane, që të refuzonin kërkesat për azil, e të dëbonin menjëherë imigrantët, që mbërrin në kufirin jugor të vendit.

Urdhri, që bazohej në një ligj për shëndetin publik të vitit 1944, mundësonte frenimin e imigrimit, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik.

Skadimi i urdhrit ekzekutiv, ka rritur shqetësimet për një rritje të shpejtë të immigrantëve që mbërrijnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Por administra Biden ka paralajmëruar masa të forta, për të shmanguar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha të mërkurën se pas datës 11 maj, pjesa dërrmuese e mijëra imigrantëve që do të synojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, përgjatë kufirit jugperëndimor me Meksikën, do të dëbohen menjëherë.

“Dua të jem i qartë, se skadimi i kufizimeve, nuk do të thotë se kufiri ynë do të jetë i hapur. Në fakt do të ndodhë e kundërta. Përdorimi i autoritetit tonë sipas një ligji ekzistues, me rregulla të forcuara mbi imigracionin, nënkupton pasoja më të rënda për personat që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në ndryshim nga ajo që parashikonte urdhri që skadon, personave që dëbohen, bazuar mbi ligjin ekzistues të imigracionit, do t’u ndalohet hyrja për pesë vjet në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përballen me ndjekje penale, nëse përpiqen të hyjnë sërish”, tha zoti Mayorkas.

Disa ekspertë mbi çështje të kufirit thonë se aktualisht rreth 150,000 persona ndodhen në pjesën veriore të Meksikës, në pritje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në qytetin Matamoros të Meksikës, përballë qytetit Braunsvill të Teksasit, të mërkurën u vunë re ritme të qëndrueshme të mbërritjes së imigrantëve.

“Pse nuk prita për një takim?! Sepse pas datës 11 thonë se nuk do të hyjmë dot më. Ndaj njerëzit e kanë me kaq nxitim. Askush nuk mund ta thotë me siguri, por ne duhet t’u dalim problemeve përpara”, thotë Wiljen Díaz, një emigrant nga Venezuela.

Zoti Mayorkas tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë urgjente për reformë në ligjet që lidhen me imigracionit, por prej vitesh Kongresi ka qenë i mbërthyer nga një ngërç lidhur me këtë çështje.

Ligjvënësit demokratë thonë se ata janë pro ndryshimeve për të mbrojtur imigracionin, ndërsa republikanët kanë një qëndrim më të ashpër, që synon reduktimin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Me skadimin e kufizimeve të pandeminë, agjentët e kufirit do të mbështeten tek një urdhër i ri mbi imigracionin, që do t’u mundësonte atyre kthimin e menjëhershëm mbrapsht, të atyre immigrantëve që nuk kanë kërkuar azil, në një nga vendet që kanë kaluar, përpara se të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Përjashtim do të ketë vetëm për rrethana jashtëzakonisht imponuese, si urgjencat mjekësore akute, apo kur bëhet fjalë për persona viktima të një formë të rëndë trafikimi të qënieve njerëzore, apo që përballen me një kërcënim të menjëhershëm dhe ekstrem në Meksikë. Po kështu rregullat e reja mbi azilin nuk do të zbatohet për fëmijët, që udhëtojnë vetëm, të pashoqëruar nga prindërit, apo të afërmit e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *