Sekuestrohen 100 kilogramë kokainë në Selanik, disa të arrestuar, mes tyre shqiptar

Sipas informacioneve të fundit nga Policia, dhjetë janë arrestimet për rastin e 100 kilogramëve kokainë që u kapën në Selanik, pas një operacioni madhor të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve.

Përveç ngarkesës me drogë, me origjinë nga Amerika Latine, është sekuestruar edhe një shumë parash mbi 100 mijë euro. Të arrestuarit pritet të dalin të mërkurën para prokurorisë penale të Selanikut. Mes tyre ka shtetas grekë dhe shqiptarë, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas informacioneve mes “protagonistëve” dhe të arrestuarve të grupit  është edhe një mjek grek 68-vjeçar, person i njohur  i organeve të akuzës. Ai  si dhe i vëllait të tij më të vogël, avokat – ishin të lidhur me rastet e kontrabandës së cigareve, karburanteve dhe drogës që preokupuan autoritetet policore në vitet 1990 deri në fillim të viteve 2000.

Pavarësisht lirimit me kusht në arrestimin e  tij të fundit, 68-vjeçari duket se ka vazhduar aktivitetin e tij kriminal dhe këtë herë është arrestuar, i akuzuar për përfshirje në ngarkesën me 100 kilogramë kokainë. Malli i paligjshëm ka mbërritur në një kontenier në portin e Selanikut më herët. EL.AS duket se kishte informacione për ardhjen e tij ndaj e vuri nën vëzhgim. Kur u mor për t’u transferuar në një magazinë në perëndim të Selanikut, filloi numërimi mbrapsht për arrestimet.

Detaje nga operacioni policor do të  jepen të mërkurën e ardhshme në një dalje  për shtyp nga EL.AS. në komisariatin e Selanikut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *