Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fisnik Qosja ka vlerësuar energjinë e qytetarëve në mitingun përmbyllës të fushatës në bashkinë e Kavajës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se e gjithë vëmendja e Shqipërisë ishte kthyer nga takimi i sotëm, ndërsa shtoi se Kavaja po zien nga dëshira për ndryshim.
“Kavaja po zien për ndryshimin
Entuziazmi dhe energjia jonë e pakrahasueshme
E gjithë Shqipëria ktheu sytë tek takimi ynë madhështor”, ka shkruar ai.