‘Rosenkrieg’ është projekti më i fundit i çiftit Mozzik-Loredana. Ata risollën në vëmendjen e publikut të gjithë historinë e tyre pas ndarjes e shoqëruar me një videoklip shumë domethënës.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.
Të dy shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin dhe se e vërteta e ndarjes së tyre ishte diçka që e dinin vetëm ata të dy.
Loredana uroi Mozzik-un për festën e babait, duke e falenderuar publikisht që është një baba shumë i mirë për Hanën.
Por postimi i fundit i Mozzik në insta-story me mbishkrimin ‘Baba beqar’ ka ngritur dyshime sërish në lidhje me raportin me Loredanën. Gjithashtu publikoi një shprehje e cila nënkupton zhgënjim për të :
“Në ditë të sodit duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi ai duke bërë që rrjeti të ziejë menjëherë nga dyshimet.
Gjithashtu publikoi një shprehje e cila nënkupton zhgënjim për të :
“Në ditë të sodit duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që pretendojnë se ua duan të mirën”, shkroi ai duke bërë që rrjeti të ziejë menjëherë nga dyshimet.
Pas aludimeve për një krisje të marrëdhënies së dashurisë, asnjëri nga ata nuk kanë reaguar. Nuk përjashtohet as mundësia që pas këtyre fotove të fshihet një projekt i ri. Epo, mbetet për t’u parë.
/Priza.al