Policia e Tiranës, ka arrestuar Ylli Kupin, ish-kryetari i Komunës Petrelë në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se 55 vjeçar, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.