Tiranë/ Sot në ditën e baballarëve shumë prej vipave kanë uruar baballarët e tyre duke iu treguar atyre sesa të rëndësishëm janë për to dhe sesa i duan. Në këto vipa nuk mund të mungonte as Oriola Marashi. Kjo e fundit nuk ndan pothuajse asnjëherë foto me familjarët e saj por sot siç duket ka bërë një përjashtim.
Modelja ka zgjedhur të ndajë foto me të atin në Instastory ku përbri saj shkruan:
“Gëzuar ditën e babit, mbreti im i parë dhe i vetmi”-shkruan Oriola krahas fotos.
/Priza.al/