Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është ndalur tek bujqësia, që sipas tij ka nevojë për ndryshim. Sipas Boçit, “ata që thonë Elbasani është i varfër, flasin për pasojën, jo për shkakun. Sepse toka e Elbasanit nuk është e varfër”.
Po ashtu Boçi ka premtuar edhe një laborator për certifikimin e produkteve dhe vajit të ullirit, i cili sipas tij do të mbështesë hapjen e tregjeve të reja brenda dhe jashtë vendit.
“Puna që fermerët bëjnë meriton të shpërblehet siç duhet. Ne nuk kemi rrugë që produkti të arrijë lehtë në tregje. Ngastrat nuk kanë rrugë, vaditja dhe kullimi në shumë territore nuk funksionojnë. Çmimet e shërbimeve janë të larta dhe frutat dhe perimet mbesin pa vjela sepse nuk ja vlen t’i mbledhësh.
Kjo situatë do të ndryshojë rrënjësisht. Mbi të gjithë një rivlerësim mjedisor do t’u heqë produkteve tonë njollën e ndotjeve mjedisore. Një laborator për certifikimin e produkteve dhe vajit të ullirit do të mbështesë hapjen e tregjeve të reja brenda dhe jashtë vendit. Bujqësia jonë ka nevojë për ndryshim! Ban Ndryshimin”, shprehet Boçi.