Prangosja e Fredi Belerit, reagon Ministria e Jashtme greke

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas arrestimit të kandidatit për kryetar bashkie, Fredi Beleri. Protothema shkruan se Ministria greke i ka kërkuar ambasadores së Greqisë në Tiranë, Konstantinas Kamitsi, të zhvilloj një vizitë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Me urdhër nga Nikos Dendias ambasadorja greke Kamici do të dorëzojë në Ministrinë e Jashtme shqiptare një notë proteste.

Njoftimi nga Ministria e Jashtme:

Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Fredi Beleriy, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himara në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

lexo edhe:

Prangoset kandidati i opozitës Fredi Beleri, akuzohet për blerje votash


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *