Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar lidhur me lajmin e bujshëm për arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Belerit. Ndërsa ironizoi duke thënë se shqiptarët vijojnë të pranojnë të papranueshmen, Idrizi ka dënuar edhe reagimin e ministrisë së Jashtme greke lidhur me prangosjen e Belerit. Idrizi përmes një postimi në facebook i bëri thirrje Xhaçkës që të dërgojë notë proteste në Greqi për ndërhyje në punët e brendshme të vendit tonë.
“Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen !!!
Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës që është shtetas shqiptar me kombësi Greke?
Po kandidon shteti Grek në Himarëapo Fredi Bejleri ?!!!
Ministria znj Olta Xhacka nuk duhet të takoje Ambasadoren Greke, por t’i drejtohet me note proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendeshme të Shqipërisë.”, shkruan Idrizi.
Kujtojmë që Idrizi disa ditë më parë në një intervistë për mediat teksa e quajti Belerin një fosile, ai pati paralajmëruar se do të dorëzontë një padi në SPAK, ku ky i fundit veproi mbrëmjen e djeshme duke shoqëruar kandidatin e opozitës.