Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, janë marrë në pyetje edhe disa persona të tjerë.
“Informacione nga policia-/Urdhër arresti për Pano Kokoveshi, njëri prej shoqëruesve të Belerit Janë thirrur për tu pyetur disa persona ( fshatarë të zones)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia ka lëshuar një urdhër arresti për shoqëruesin e tij Pano Kokoveshi. Sipas informacioneve mësohet se Kokoveshi në bashkëpunim me Belerin akuzohen për shit blerje votash në këtë zonë.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK