Sërish incident në fushatë. Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu dhe deputeti socialist Ilir Përndavinji kanë dhunuar deputetin demokrat Edmon Spaho në momentin që ky i fundit po i rregjistronte gjatë një aktiviteti të paligjshëm elektoral. Spaho ishte duke filmuar traktoristët që ishin mbledhur për të rregjistruar mjetet e tyre, që sipas tij ishte një blerje votash nga Topçiu. Ai iu drejtua Topçiut dhe socialistëve të tjerë me termin ‘mashtrues’ e më pas situata u përshkallëzua.
‘Shikojeni kryetarin e Bashkië që merr vota. Ja shikojeni’- thotë Spaho në video, teksa më pas i afrohen disa persona që i hedhin në tokë telefonin e më pas e shtyjnë me forcë. Pas ngjarjes, Spaho thotë se iu sulën të gjithë, që nga kryetari e deri tek stafi i Bashkisë.
RRËFIMI i Edmond Spaho:
Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për tu bërë targat. Të gjithë traktrorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që ska lidhje fare me bashkinë as me deputetin Ilir Përndavinji apo kryetarët NJ. AD. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale.
Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve kur në unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu sepse në fund u tha që të hënë do filllojnë regjistrimet.
Nuk i takon bashkisë të merret me këtë punë, i takon Drejtorisë së Transportit. Janë mësuar të vjedhin votat, edhe në 2021 kryetari i Nj. Adm Vreshtas e kam kapur duke blerë vota në Podgorie. Këta kërkojnë të mashtrojnë qytetarët, fermerët, traktoristët. Konflikti u shmang por stafi i Topçiut më erdhën nga mbrapa duke më intimiduar dhe ofenduar.