Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot tre bashkitë ku do të numërohet elektronikisht dhe pritet që fituesit të dalin shpejtë, do të shënojnë fitoren e kandidatë të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë.
“Në këto tre bashki do të fitojë PD-ja. Luçiano Boçi ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme në Elbasan dhe bashkë me Arjan Hoxhën dhe Indrit Hoxhën do të festojnë fitoren” u shpreh Berisha në konferencën për shtyp.
Në zgjedhjet e 14 majit, në Bashkitë e Kamzës, Elbasanit dhe Vorës do të zhvillohet votimi dhe numërimi elektronik dhe pritet që rezultati të dalë rreth 30 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.