Eurodeputeti austriak u drejtohet pesëshes së BE-së: Duhet ta njihni Kosovën, është shtet i pavarur

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian  ka folur për Kosovën ku ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ju ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera ta njohin atë.

Ai i tha Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, se duhet ta njohin Kosovën si shtet dhe të kenë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia: #Kosova është shtet i pavarur. Është koha për ta njohur atë. Kjo është jetike për paqen në #Ballkanin Perëndimor dhe #Zgjerimin e BE-së”, ka thënë ai në Parlamentin Evropian.

Spain, Romania, Slovakia, Cyprus & Greece: #Kosovo is an independent state. It is time to recognize it. This is vital for peace in the #WesternBalkans and #EUEnlargement. pic.twitter.com/yRHZsIbEAg

— Thomas Waitz (@thomaswaitz) May 10, 2023

Kujtojmë se këtë javë Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

Eurodeputeti austriak u drejtohet pesëshes së BE-së: Duhet ta njihni Kosovën, është shtet i pavarur

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian  ka folur për Kosovën ku ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe ju ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera ta njohin atë.

 

Ai i tha Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, se duhet ta njohin Kosovën si shtet dhe të kenë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia: #Kosova është shtet i pavarur. Është koha për ta njohur atë. Kjo është jetike për paqen në #Ballkanin Perëndimor dhe #Zgjerimin e BE-së”, ka thënë ai në Parlamentin Evropian.

Kujtojmë se këtë javë Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

Në raportin për Kosovën përsëritet ftesa për pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *