Plas sherri në Mirditë! Një qytetar është dhunuar në mënyrë makabre në Mirditë. Dyshohet se sherri ka nisur pas një përplasjeje mes mbështetësve të forcave politike, kur jemi vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Fotoja e publikuar tregon qytetarin e mbuluar në gjak, të dëmtuar në fytyrë dhe me rroba të grisura. Personi në fjalë aktualisht ndodhet në spitalin e Rrëshenit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka një njoftim policie për ngjarjen në fjalë./JOQ