Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Kostandina Kamitsi, ka shkuar në ambientet e Komisariatit të Vlorës, aty ku po mbahet Fredi Beleri, i arrestuar nën akuzën e blerjeve të votave. Ajo ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Vlorës, por nuk dihen ende detaje.
Pavarësisht arrestimit të Belerit, në Himarë në orën 18:30 do të mbahet takimi përmbyllës i fushatës nga mbështetësit e Fredi Belerit. Në këtë takim përmbyllës pritet të marrë pjesë Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së.