Spekullimi i prodhuar nga Sali Berisha se Erion Veliaj udhëtime të fshehta në drejtim të Iranit, i maskuar me paruke si duket i është kthyer në bumerang ish Kryeministrit Sali Berisha.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u përgjigj për herë të parë për këto akuza, mbrëmjen e të enjtes. Ai zbuloi një të vërtetë tjetër, që nuk gjen asnjë pikë lidhje me atë të Berishës.
“Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incinerator”
Akuza e Berishës ka qenë e përsëritur. Ai ka thënë se Veliaj, ka bërë disa udhëtime në Iran për të sjell paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.
Berisha duke folur me sigruine e dokementeve, si prova, gjithmonë ka theksuar se Veliaj nuk ka guxuar as edhe një herë të vetme të mohoj akuzat.