Ministria ruse e mbrojtjes ka komentuar sulmet Ukrainase duke pretenduar se pozicionet e tyre ushtarake ishin përballur me disa sulme, për më tepër pala ruse raporton se 1mijë trupa dhe 40 tanke janë sulmuar.
Sipas deklaratës së ministrisë përgajtë vijës së frontit që është e gjatë rreth 100 kilometra janë tentuar 26 sulme.
“Të gjitha sulmet nga njësitë e ushtrisë ukrainase u zmbrapsën,” tha ministria ndërsa shtoi se asnjë përparim nuk u bë nga forcat ukrainase.
Megjithatë, e njëjta deklaratë tregoi se forcat ruse ishin tërhequr në një zonë të frontit, duke marrë ato që përshkroi si “pozicione më të favorshme” pranë rezervuarit Berkhivka në veriperëndim të Bakhmut.