Një shqiptar sot është arrestuar nga policia greke, pasi ka tentuar të përdhunojë një grua greke. 45-vjeçari e takoi gruan në një lokal në Kolonaki. Shqiptari i sugjeroi gruas të vazhdonin shëtitjen në Gazi për një pije dhe më pas e ftoi që të shkonin në banesën e tij. Ajo e ndoqi dhe kur hynë në shtëpi, 45-vjeçari mbylli derën e shtëpisë dhe e dhunoi.
Megjithatë 30-vjeçarja ia doli që të shpëtonte dhe sapo doli nga banesa hasi një patrullë policie, efektivët që ndodheshin në të vunë menjëherë në pranga shqiptarin. Shqiptari u dërgua në komisariat, ku dhe do të gjykohet për akuzën e përdhunimit, ndërsa 30-vjeçarja u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Duket se shqiptari i ka kthyer ‘reston’ grekëve, pasi jo më larg se dje një shqiptare u përdhunua në Greqi për orë të tëra. Menjëherë pasi u bë publike në media, dhjetra qytetarë të zonës ku ndodhi ngjarja u mblodhën në formë proteste për të mbështetur 50-vjeçaren shqiptare.