Devijimi nga rruga i autobuzit dhe përplasja e tij me kosheren e bletëve ka rezultuar fatal për 6 pasagjerë,përfshirë një vajzë 8 vjeçare ,të cilët po udhëtonin drejt Nikaragua.
Aksidenti ndodhi të hënën e kaluar kur autobusi që shkonte për në qytetin e San Sebastián de Jali doli nga rruga pas një defekti mekanik, ra në kanion dhe aty ndodhej një koshere bletësh, të cilët i sulmuan.
Në autobus ndodheshin rreth 60 persona, 45 prej të cilëve u pickuan nga bletët.
Për gjashtë prej tyre aksidenti në një plantacioni kafeje rezultoi fatal pasi bletët që i thumbuan ishin të ashtuquajturat bletët “afrikane”.
Sipas njoftimit të autoriteteve, të vdekurit nga pickimi i bletëve janë 84-vjeçari Olivas Montalvan, 38-vjeçari Santos Castellon, 32-vjeçari Dilcia Ambaro, 19-vjeçari Kenya Bonilla, 47-vjeçarja Eneida Zelaya dhe vajza e saj 8-vjeçare Andrea-Carolina.
14 persona të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i autobusit dhe janë dërguar në spital, një djalë 4-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.