Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Matit, njëkohësisht edhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Agron Malaj, ka deklaruar sot se i pari në Shqipëri është Edi Rama, ndërsa pas tij janë 10 mijë vende bosh e pastaj vjen populli.
Deklaratat ai i bëri në takimin e sotëm në mbyllje të fushatës në PS në qytetin e Matit.
“Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata” – u shpreh Malaj.