Sulm natën në Kiev, rrëzohen dronët

 

Shefi i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko, ka njoftuar se një tjetër sulm ajror është regjistruar mbrëmjen e së premtes kundër kryeqytetit të Ukrainës.

Popko përmes një postimi në Telegram shkruan se këtë herë armiku nisi një sulm duke përdorur vetëm mjete ajrore pa pilot

“Kësaj radhe, armiku nisi një sulm duke përdorur vetëm mjete ajrore pa pilot. Gjatë alarmit të fundit ajror, i cili zgjati 2.5 orë në Kiev, municionet iraniane “Shahed” u zbuluan në hapësirën ajrore në drejtim të kryeqytetit. Dronët e armikut që po lëviznin drejt Kievit u shkatërruan me sukses” dhe nuk u raportuan dëme apo lëndime në njerëz” shpjegoi Popko.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *