Sot dalin përpara gjykatës/ Fredi Beleri kërkon mjekim, miku i tij shtrohet në QSUT

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash, pritet që të dalë sot përpara gjykatës në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin dhe Pandeli Kakoveshin. Dy të arrestuarit kanë pretenduar se nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Fredi Beleri, ka kërkuar mjekë në paraburgim, ndërsa Pandeli Kakoveshi, është shtruar në QSUT në Tiranë, pasi ka pretenduar se ka probleme shëndetësore, duke përmendur se ka bërë një ndërhyrje në zemër, Bypass. Pritet që masa e sigurimit personal ndaj tij të jepet në ambientet e spitalit të QSUT.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *