Vlorë/ Dyshime se të njëjtët persona mund të votojnë nga dy herë

Nga kontrolli i listës së votuesve në Vlorë, vihen re anomali me listat.

Në listë gjenden emra të dubluar, pra të vendosura nga dy herë në listë të njëjtët persona me të njëjtat të dhëna.

Ndërsa një tjetër anomali është ajo e dyshimit se të njëjtët persona mund të votojnë nga dy herë.

Kjo për shkak se gjenden të dubluar në listë, me të njëjtat të dhëna por me ndryshim vetëm datëlindjen.

Nuk dihet ende sa është numri i personave të dubluar në listë.

Në listën e mëposhtme shikoni të njëjtët persona me të njëjtat të dhëna (emër, mbiemër, atësi, mëmësi, vendvotim) dhe ajo që ndryshon është vetëm një shifër në datëlindje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *