Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, me pasojë vdekjen e një shtetasje 69-vjeçare.
Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e automjetit të këtij aksidenti shtetasin me inicialet S. K., 30 vjeç.
Sipas policisë 30-vjeçari duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”