Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli është pezulluar nga detyra, pas një denoncimi të bërë nga një faqe ‘Konispol Web’. Në të shkruhet se inspektori u ka bërë presin qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste.
“Polici ose ‘i plotfuqishmi’ i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon është përfshirë me mish dhe shpirt ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë PS. Kjo është makina e fotografuar përpara shtëpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe SPAK, nuk mund të publikojmë foto dhe Video, pasi i disponojmë të gjitha provat. POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën, atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndëshkojë krimin”, thuhet në denoncimin e faqes Konispol Web.