Në fjalën e tij Zelensky ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka ofruar vazhdimisht Ukrainës. Ai tha se vendi i tij është i hapur për të gjitha kontributet ndërkombëtare pasi po përballet me një situatë ku duhet të luftoje për të mbajtur territorin e vet.
E teksa theksoi se fitorja për popullin e tij është vetëm paqja, Mattarella u shpreh se paqja, për të cilën të gjithë punojmë, duhet të rivendosë drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare.
“Ajo duhet të jetë një paqe e vërtetë dhe jo një dorëzim”, u përgjigj Sergio Mattarella.
“Unë rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në drejtim të ndihmës ushtarake, financiare, humanitare dhe rindërtimit, në afat të shkurtër dhe afatgjatë. Në rrezik nuk janë vetëm pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, por edhe liria e popujve dhe rendi ndërkombëtar“, u shpreh Mattarella.