A e ka uruar Megi për fitoren e BBVIP? Ja çfarë thotë Luizi

Në një intervistë të dhënë së fundmi, fituesi i “Big Brother Vip 2” Luizi Ejlli foli edhe për ish-partneren e tij.

I pyetur nëse e ka uruar ish-partnerja e tij, Megi Popalli për fitoren e “Big Brother VIP”, Luizi tha se nuk ka marrë mesazh urimi nga ajo por e di se i është bërë qefi.

“Në të kaluarën zgjodha zemrën dhe jo mendjen, sepse po të kisha zgjedhur mendjen do ishte ndryshe. Me gjithë respektin që kam për atë vajzë gjërat shkuan ashtu. Nuk më ka uruar për fitoren në BBVIP, por me aq sa e njoh, e di që i është bërë qefi. Ne jemi larguar pa hatërmbetje, nuk kemi mbajtur kontakte”- tha Luizi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *