(VIDEO)/ Qytetari filmon Pëllumb Salillarin në Kuçovë natën e zgjedhjeve, biznesmeni: Ik se…

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Lefter Maliqi ka denoncuar me video se në zonën e Kuçovës, sot, një ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit ka shkuar biznesmeni Pëllumb Salillari.

Në videon e postuar, të xhiruar nga një qytetar, duket biznesmenit që është në një tavolinë me derisa persona. Një prej tyre, e kërcënoi duke i kërkuar që të mos e filmonte më.

Qytetari: Mbaje mend këtë gjë. Mbaje mend po të them edhe njëherë tjetër.

Pëllumb Salillari: Ik se s’ke ça më filmon mua ti…

DENONCIMI I PLOTË:

“Oligarku Pëllumb Salillari është zhvendosur në Kuçovë dhe sot në diten e heshtjes zgjedhore ka dalë të blejë vota. Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret nesër Salillari ka shpresë se keshtu do e ndryshoje rezultatin. I them Salillarit le ta zbraze qesen siç kanë bërë këtë nje muaj në Kuçovë dhe fshatrat përreth duke mbeshtetur një kufomë politike si Kreshnik Hajdari. Nesër do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës.

Ku është SPAKU që duhet t’a procedonte dhe arrestonte këtë kriminel elektoral?!! Ne i kemi provat të gjitha të qendisura dhe do i paraqesim aty ku duhet nga e hëna e në vazhdim. Fitoren nuk mund t’a ndalë një njeri i përfshirë në afera korruptive dhe që i pi gjakun këtij populli bashkë me “Rilindjen”. Nesër Kuçova do i tregoje vendin ish-fatorinos së autobuzave Pëllumb Kreshnik Salillarit! Jemi të gjithë në këmbë! Të gjithë në patrullime!”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *