Krujë/ Shpërndante para për vota, arrestohet 48-vjeçari me precedent të theksuar kriminal

Bedri Murati, 48 vjeç ka rënë në pranga në Krujë, pasi është kapur nga policia duke shpërndarë para për qëllime elektorale. Mësohet se Murati është me precedent të theksuar kriminal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 69 000 lekë të rinj, 50 euro dhe 2 lista zgjedhore me emra qytetarësh.

NJOFTIMI:

Shpërndante para, për qëllime elektorale, Policia kap dhe vë në pranga një 48-vjeçar me precedent të theksuar kriminal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 69 000 lekë të rinj, 50 euro dhe 2 lista zgjedhore me emra qytetarësh.

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, falë inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së parave, me qëllim blerjen e votës.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volkswagen Touareg” që drejtohej nga shtetasi B. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, i ushtruar në prani të shtetasit B. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet e para hetimore do të referohen në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *