Memaliaj/ Shkrumbohet nga zjarri furgoni i mbushur me goma

Me sa duket i nxehti i cili ka pushtuar vendin tonë krijon ambientin ideal për zjarret. Rasti më i fundit vjen nga Memaliaj ku një fugoni tip ‘Sprint’, i mbushur me goma, mësohet se është shkrumbuar si pasojë e flakëve. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 8:00 në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar për mrekulli dhe ka vetëm dëme materiale.

Furgoni është djegur plotësisht ndërsa ishte në ecje, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Djegia e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.

/Burimi videos OraNews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *