Mbrëmjen e sotme është raportuar një konflikt në afërsi të zonës së Fratarit në Mallakastër.
Mësohet se se mbrëmjen e sotme është ndaluar shtetasi me iniciale “Sh.K., administrator i një kompanie private, pasi dyshohet se është konfliktuar me disa persona të tjerë.
Bëhet me dije se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe Agron Kapllanaj, kandidati i PD. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e konflikti, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.