Tabaku publikon shifrat e Bankës Botërore dhe BERZH: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar sot faktet e rënda mbi korrupsionin në Shqipëri, që pasqyrohen qartë në raportet e fundit të dy institucioneve të fuqishme financiare ndërkombëtare. Duke iu referuar raporteve të Bankës Botërore dhe BERZH, ajo deklaron se Shqipëria është e dyta në botë për korrupsion. Mes të tjerash, Tabaku shkruan se 3 herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë. Sipas saj, korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

Postimi i plotë në Facebook

Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve.
Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH.
Të dytët në botë për korrupsionin, me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve.
3 herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!
ky nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë.
Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.
Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!

  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *