Zgjedhjet lokale/ Ja kur do të votojnë liderët politikë të vendit dhe kandidatët për Tiranën

Në orët e paradites së kësaj të diele, pritet të votojnë edhe liderët politikë të vendit.

Presidenti Bajram Begaj do te votojë në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Lushnjes” në orën 09:00.

Ish kryeministri Sali Berisha do të votojnë rreth orës 10:00, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama pritet të votojë në orën 10:30 në shkollën Ymer Lala në Surrel.

Gjatë paradites, voton edhe kreu i PL Ilir Meta voton në qendrën e votimit në ambientet e Kopshtit nr.31, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Njësinë Bashkiake nr. 5, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Në orët e paradites pritet të votojnë në kryeqyte edhe kandidatët për Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të votojë rreth orës 09:00 te Parku Olimpik, kandidati i BF, Belind Këlliçi do të votojë nrë orën 10:30 në shkollën “Dora d’Istria”, kandidati i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, voton në orën 10:30 tek Liceu, ndërsa kandidati i PD, Roland Bejko, voton në orën 11:00 në shkollën “Gustav Mayer”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *