Një vëmendje e veçantë në këto zgjedhje është në Himarë, kjo për shkak të arrestimit dhe mbajtjes në burg të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ atje Fredi Beleri.
Situata paraqitet e qetë dhe njerëzit kanë filluar të votojnë.
Në listat e votimit janë rreth 22.800 votues. Vihet re një numër shumë i madh emigrantësh që kanë ardhur për të votuar, me autobusë por edhe me makina të vogla, kryesisht me targa greke. Llogaritet te jenë rreth 1 mijë emigrantë.