Kanosi me fjalë kreun e njësisë administrative Fratar, procedohet shtetasi

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka kanosur me fjalë kryetarin e njësisë administrative Fratar.

Sipas policisë mbrëmjen e djeshme shtetasi me inicialet Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, ka denoncuar se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt.

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmjen e datës 13.05.2023, pas njoftimit të marrë nga shtetasi Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt.

Në lidhje me konfliktin është njoftuar menjëherë edhe prokurori i gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 54 vjeç, pasi dyshohet se për qëllime elektorale, në favor të një kandidati për kryetar bashkie, ka kanosur me fjalë, shtetasin Sh. K., 56 vjeç, kryetar i njësisë administrative Fratar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kanosja”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *