Nis hetimi për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, kanosi 4 persona

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është vënë nën hetim nga policia pasi ka kanosur dhe fyer 4 persona, punonjës të një firme ndërtimi të cilët ndodheshin në një lokal të qytetit.

Gjithashtu ka nisur hetimi për shoqëruesin e tij M.H, 48 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali të Kuçovës ku Maliqi dhe mbështetësi i tij kanë hyrë dhe kanë fyer me  fjalë 4 persona, të identifikuar si Sh. Sh., 59 vjeç, A. Sh., 39 vjeç, A. K., 44 vjeç dhe A. K., 57 vjeç, të katërt punonjës të një firme ndërtimi.

Ndaj Maliqit dhe mbështetësit të tij, ka nisur hetimi për veprat penale “Fyerja” dhe “Shpifja”, të kryera në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *